Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Maliqit. Një 60 vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 12 vjeçare.
Sipas informacioneve dyshohet se 60-vjeçari e ka tërhequr fillimisht duke e gënjyer me para dhe më pas e ka prekur në vende intime. E mitura ka arritur të largohet duke shmangur kështu kontaktin me 60-vjeçarin. Kanë qenë prindërit të cilët kanë shkuar pranë komisariatit të Maliqit bashkë me të miturën e cila në prani të psikologut ka treguar rrethanat e ngjarjes. Komisariati i Maliqit ka arrestuar menjëherë 60-vjeçarin.
Sipas dëshmive të dhëna në polici nga nëna dhe e mitura, vajza kishte dalë për të hedhur mbeturinat dhe teksa po kthehej fqinji i saj i ka dalë para dhe i ka zënë rrugën.
Ai e ka prekur në pjesë intime dhe ka tentuar ta puthë ndërkohë që vajza është përpjekur disa herë të largohet. Ai i ka dhënë disa karamele si dhe i ka thënë se do ti jepte lekë por vajza ka arritur ti largohet pasi e ka goditur në këmbë dhe ka shkuar menjëherë në shtëpi ku i ka treguar ngjarjen nënës së saj. Menjëherë ato i janë drejtuar komisariatit të Maliqit për të denoncuar rastin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.