Nga Gazeta ‘Si’-Rast i rëndë abuzimi ka ndodhur në Sheqeras të Maliqit, ku një 44 vjeçar prej 4 vitesh abuzonte me një 12 vjeçare, e cila sot është në moshën 16 vjeç.
Sipas informacioneve, autori është shpallur në kërkim. Ka qenë e mitura që ka denoncuar në prani të prindërve abuzimin që bënte autori, i cili ishte mik i babait të saj dhe kishin hyrje dalje familjare.
Prej 4 vitesh ai abuzonte dhe i bënte presion të miturës për të mos treguar asgjë. Marrëdhëniet e njëpasnjëshme kanë ndodhur në një magazinë në pronësi të autorit, ku dyshohet të ketë dhe kamera sigurie prej ku do merren filmime nga serveri.
Policia ka shpallur në kërkim autorin e identifikuar si Edison Sheme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.