Pretendohej se ishte harruar zakoni, por Mali i Zi përsëri është kthyer në qendër të tregtisë globale për cigaret ilegale. Gjithashtu dhe vende të tjera të Ballkanit janë pjesë e kësaj tregtie.
Në vitet nëntëdhjetë, dërgesat e paligjshme të cigareve të cilët kishin lëvizur nëpër ngushticën e Otrantos zbarkuan në portin e Malit të Zi.
Tregtia e fshehur nga shteti dhe nga shpëtimi financiar mes luftës dhe sanksioneve, e ka kthyer republikën e vogël të Adriatikut qendrën kryesore për krimin e organizuar. Por, nga ana tjetër politikanët e Mali i Zi këmbëngulën se nuk ka qenë vendi i tyre fillestari i këtij zakoni. Dy dekada më parë një hetim i thellë nga rrjeti ballkanik i gazetarisë BIRN zbuloi se kontrabandistët janë kthyer dhe Mali i zi po i mbulon ato. Barkat e shpejta janë zëvendësuar me anijet e peshkimit në Mesdhe dhe kontrabandistët e dyshuar gjejnë strehë në portin e Barin, duke i pasur supet e mbrojtura nga politikanë të fuqishëm. Ata janë bashkëpunëtor me Libinë.

Në Ballkan ka disa fabrika shtetërore dhe private nga biznesmen të cilët janë lidhur me politikën në Shqipëri, Bosnje, Kosovë dhe Greqi, për biznesin e cigareve kontrabandë.
Mali i Zi u bashkua më NATO-n vitin e kaluar dhe është një ndër kandidatët për t’u bërë anëtari i ardhshëm i BE-së por vendi prej 620.000 vetë është drejtuar nga e njëjta parti për 30 vjet dhe nga i njëjti njeri, Milo Djukanovic i cili është cilësuar jashtëzakonisht i fuqishëm.
Emri i tij u paraqit në një padi të vitit 2002 nga prokurorët e BE-së kundër kontrabandës së cigareve në SHBA-së që tregonte se si kompanitë që ai kontrollon, duhet të taksohen me shumën prej 30 dollarësh në çdo vend që kalojnë.
Gjukanoviç nuk u akuzua asnjëherë dhe pas kësaj ngjarje Mali i Zi filloi të dukej si një Monte Karlo tjetër me një marinë për jahtet e njerëzve të pasur. Hetimi tregoi se kontrabandistët u kthyen dhe tentakulat e tyre u zgjeruan në të gjithë Gadishullin Ballkanik.

Ringjallja është bërë e mundur kryesisht falë paligjshmërisë në të gjithë Mesdheun në Libi, ku sundimi i partive rivale që nga përmbysja e Muammar Gaddafit në vitit 2011 e ka kthyer vendin në një parajsë të kontrabandistëve. Rezultatet hedhin dritë mbi faktin se si Evropa Juglindore dhe Mali i Zi në veçanti janë bërë qendër e një rrjeti global kriminal që fshihet pas parajsave në det të hapur./BIRN/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



