Ne rrjet

“Mali i Zi në udhëkryq, duhet mbrojtur nga kthetrat serbe”

Mali i Zi ndodhet në një udhëkryq që mund ta çojë anëtarin e dytë më të ri të NATO-s drejt Bashkimit Evropian ose krejtësisht larg Unionit.

Pas gati 30 vitesh qeverisje, si President dhe Kryeministër, Milo Gjukanoviç doli jashtë loje nga qeveria malazeze. Gjukanoviç e udhëhoqi vendin e vogël ballkanik drejt pavarësisë nga Serbia (në 2006) dhe anëtarësimit në NATO (në 2017), por në fund ai nuk mundi t’u shpëtonte akuzave të vazhdueshme për korrupsion që rëndonin mandatin e tij në detyrë dhe ishin një element qendror i fushatës.

Në pamje të parë, humbja e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 2 prill kundër ish-ministrit të Ekonomisë, Jakov Milatoviç – një prurje e re në politikë dhe një nga themeluesit e lëvizjes Evropa Tani – mund të jetë dukur një sinjal premtues për ata që shpresojnë për një integrim më të madh të Malit të Zi me Perëndimin.

Milatoviç përfundoi me studime në SHBA, duke fituar një diplomë master në Oksford dhe duke punuar për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Por imazhet e nacionalistëve serbë që festonin fitoren e tij duke valëvitur flamujt serbë në rrugë demonstraun një tablo shumë të ndryshme të asaj që mund të nënkuptojë epoka e re.

Zgjedhja e Milatoviçit, i cili kandidoi në një platformë në dukje kontradiktore të marrëdhënieve më të ngushta me Bashkimin Evropian dhe Serbinë, e vendos vendin në një udhëkryq.

Prandaj, është thelbësore që Bashkimi Evropian të mbetet i angazhuar dhe ta mbajë të “mbërthyer” Presidentin e zgjedhur në premtimin e tij se vendi është i fokusuar fort në hapat për t’u bërë një anëtar i plotë i BE-së brenda pesë viteve.

Ndryshimet në krye erdhën pas disa muajsh tensionesh politike në Mal të Zi. Në gusht të vitit 2022, qeveria e koalicionit të ish-kryeministrit Dritan Abazoviç humbi besimin pasi mbështeti një marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe me qendër në Beograd që e lejonte atë të mbante manastiret, kishat dhe faltoret e saj dhe duke shfuqizuar ligjet që kërkonin t’i dorëzoheshin shteti.

Që atëherë, vendi ka mbetur pa një kryeministër të përhershëm dhe në mars Gjukanoviç shpërndau Kuvendin në pritje të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Në këtë sfond erdhi në pushtet Milatoviçi. Pavarësisht se u zgjodh në një platformë ant-korrupsion dhe pro-evropiane, Presidenti i ri u mbështet nga Andrija Mandiç, lider i Frontit Demokratik pro-Moskë dhe pro-Beogradit, dhe me rastin e fitores së tij ai nuk përmendi asgjë të re për angazhimin e vazhdueshëm i administratës ndaj NATO-s në fjalimet që ngrenë pikëpyetje për kredencialet e tij reale.

Gjukanoviç e paralajmëroi këtë. Disa ditë para zgjedhjeve, ai paralajmëroi votuesit për përpjekjet e nacionalistëve serbë në Mal të Zi për të krijuar një “botë serbe”, e cila “përkon me politikën anti-NATO të Rusisë”. Ai u ankua për “neglizhencën” e supozuar të BE-së për të lejuar Rusinë të “[hynte] në hapësirën boshe të lënë nga Bashkimi Evropian” dhe “[të zhvillonte] rrjetin e saj në Ballkan”.

Serbia është bërë gjithnjë e më autoritare vitet e fundit dhe përshkruhet si “një aleat i vendosur rus dhe kinez, i udhëhequr nga një qeveri gjysmë-autoritare që po ndjek në mënyrë proaktive zgjerim territorial ideologjikisht irredentist”. Presidenti i saj, Aleksandar Vuçiç, ishte ministri Propagandës së Slobodan Millosheviçit, një kriminel lufte i akuzuar që vdiq në paraburgim gjatë gjyqit të tij.

Në një rajon të copëtuar nga lufta në vitet 1990 – konflikti më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore deri në pushtimin e plotë rus të Ukrainës – çdo sjellje e tillë mund të shkatërrojë përparimin demokratik dhe ekonomik. I lidhur historikisht dhe instinktivisht me Rusinë (dy të tretat e serbëve e shohin vendin si “mikun e tyre më të mirë”), Beogradi gjithashtu ka hezituar të pranojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Parë në këtë këndvështrim, një udhëheqës pro-serb në Mal të Zi nuk ka gjasa të kontribuojë në stabilitetin në Ballkan.

Për të qenë i sinqertë, Milatoviç ka dënuar agresionin e Rusisë kundër Ukrainës dhe ka bërë disa deklarata të hapura në mbështetje të Serbisë, dhe gjithashtu ka thënë se marrëdhëniet duhet të jenë sa më të mira. Por, të bësh minimumin – që vendet anëtare të NATO-s duhet të dënojnë agresionin – nuk është aspak bindëse në një rajon ku mungesa e qartësisë mund të ngrejë pyetje dhe probleme serioze.

Milatoviç është i përkushtuar për zbatimin e reformave ekonomike dhe anti-korrupsion të nevojshme për pranimin e Malit të Zi në BE deri në vitin 2028. Sigurisht, kjo nuk është plotësisht në duart e tij. Nëse ndjenja aktuale e ngërçit në Ballkanin Perëndimor vazhdon, vendi mund të ndjekë lehtësisht rrugën serbe dhe turke, me zërat antiperëndimorë që theksojnë mungesën e angazhimit të BE-së si një bazë legjitime për ngadalësimin e bashkëpunimit me nismat e BE-së, përfshirë sanksionet kundër Rusisë.

Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se BE-ja duhet të përshpejtojë pranimin e Malit të Zi, por duhet të zgjerojë përpjekjet e saj të bashkëpunimit. Kjo mund të jetë po aq e thjeshtë sa vizita e Komisionerit të BE-së për Zgjerimin, i cili vizitoi për herë të fundit Malin e Zi në korrik, ose parë më gjerë te një investim shumë i nevojshëm në sistemin shëndetësor malazez.

Dhe nëse Milatoviç do të përmbushë reformat kundër korrupsionit që ka premtuar, BE-ja duhet të ofrojë ndihmë aty ku është e mundur dhe të njohë përpjekjet e tij.

Në fund të fundit, kjo është më e mira që mund të bëjë Bashkimi Evropian. Milatoviç duhet gjithashtu të vendosë nëse ai është gati të bëjë një angazhim të vërtetë ndaj reformave të nevojshme për t’u bashkuar me BE dhe zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit do të përcaktojnë aftësinë e tij për ta arritur këtë qëllim.

Kompetencat e Presidentit janë të kufizuara nga Parlamenti dhe Milatoviç do të varet nga politikanët me të cilët duhet të punojë dhe nga koalicionet që do të formohen.

Një fitore e qartë për Evropën Tani në garën presidenciale mund të lajmërojë një performancë të fortë elektorale, me sondazhet e fundit që tregojnë se partia e tij merr 44% të votave, shumë më përpara se kundërshtarët e saj. Kjo do të forconte pozitën e tij dhe Milatoviç do të emërojë edhe një kandidat për kryeministër, por këto do të duhet të konfirmohen nga Parlamenti i ri.

Bashkimi Evropian e di se Mali i Zi mund të lëvizë drejt Brukselit ose Beogradit. Perspektiva për të tërhequr zvarrë një vend, një aleat të NATO-s, të cilin 30 anëtarë të tjerë janë të detyruar ta mbrojnë, në orbitën e “botës serbe” është shumë e kthjellët për t’u pranuar pa u përpjekur të paktën të çlirohet prej saj./Pobjeda/


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë