Ka ndodhur

Mali i Çikës prej tre ditësh në flakë, zjarri drejt Dhërmiut

Gazeta Si – Prej tre ditësh zjarri në malin e Çikës në Vlorë vijon të jetë aktiv, ndërsa flakët po zbresin drejt zonës së Dhërmiut.

Për shkak të terrenit, ndërhyrja nga toka është e pamundur, sikundër dhe nga ajri, pasi mungojnë helikopterët e posaçëm për shuarjen e zjarreve.

Për shkak të terrenit të thyer dhe malor, forcat zjarrfikëse e kanë të pamundur për të vënë nën kontroll situatën.

Deri tani nuk ka një bilanc zyrtar të dëmeve, por dyshohet se flakët kanë përshkruar disa hektarë të malit dhe kanë shkrumbuar kryesisht shkurre e bimësi.

Qarku i Vlorës ka qenë më problematiku deri tani për sa i përket situatës së zjarreve në vend që prej nisjes së sezonit të verës.

Vetëm pak javë më parë, u përfshi nga flakët një sipërfaqe pyjore në ishullin e Zvërnecit, ndërsa zjarri u shua brenda pak ditësh falë edhe ndërhyrjes nga ajri me helikopter që erdhi si ndihmë nga shteti grek.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë