Ka ndodhur

Malësi e Madhe, të shtëna me armë zjarri në drejtim të një banese

Gazeta Si -Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në Malësi të Madhe. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Peraj”, në fshatin Bajzë.

Sipas saj, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të murit rrethues të banesës së shtetasit L.K., ku në banesë ndodhej vetëm djali i tij, L.K., 19 vjeç.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa policia njofton se është ngritur grupi i punës dhe po punohet për zbardhjen e plotë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë