Ka ndodhur

Malësi e Madhe, qëllohet me armë zjarri drejt policisë gjatë një aksioni antidrogë

Gazeta Si - Një person ka hapur zjarr ndaj grupit të kontrollit të territorit të policisë vendore Shkodër gjatë një aksioni antidrogë.

Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur gjatë një aksioni për goditjen e një parcele droge në Repisht të Malësisë së Madhe, ku një person ka qëlluar me armë zjarri.

Për fat të mirë nuk raportohen efektivë ta plagosur. Ndërkohë pas kësaj ngjarje janë nisur drejt Repishtit forcat speciale RENEA, FNSH dhe forca të tjera të policisë Shkodër në kërkim të personit që qëlloi me armë zjarri gjatë kontrolleve për goditjen e parcelave te drogës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë