Ka ndodhur

Malësi e Madhe, plagoset me armë zjarri një emigrant 17-vjeçar nga Afganistani

Gazeta Si – Një 17-vjeçar me iniciale A.Z., me shtetësi afgane, është plagosur me armë zjarri në fshatin Fermë në Malësinë e Madhe, ku shkak dyshohet një konflikt i çastit.

Sipas policisë, kanë qenë 4 persona nga vendet e treta që janë konfliktuar me disa persona ende të paidentifikuar. Për pasojë ka mbetur i plagosur i riu.

Policia thotë se po këqyr zonën e ngjarjes dhe po pyet 3 personat që po shoqëronin 17-vjeçarin e plagosur. Ky i fundit është dërguar në spital për mjekim.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë