Ka ndodhur

Malësi e Madhe, burri plagos me thikë bashkëshorten e tij 38-vjeçare

Gazeta Si – Një 48-vjeçar është arrestuar në Malësinë e Madhe, pasi ka plagosur me thikë bashkëshorten për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të mërkurës në shtëpinë e çiftit, në fshatin Grizhë. Autori i dyshuar i ngjarjes është një 48-vjeçar me iniciale A.Z.

Policia tha se autori ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij 38 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në një njoftim për mediat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë