Futboll

Maldini: Jam lojtari më humbës në histori

Dje, Christian Vieri ka argëtuar fansat e tij me një Instagram të ri “live”, duke u bërë gjithnjë dhe më i popullarizuar. Këtë herë, i ftuar në detyrë ishte Paolo Maldini, shoku i “Bobo” në ekipin kombëtar dhe te Milani për një periudhë shumë të shkurtër.

Menaxheri aktual i kuqezinjve i ka shtangur të gjithë, kur e quajti veten lojtari më humbës në histori, megjithëse ka një rekord arritjesh, me të cilat do të dëshironin të krenoheshin të gjithë: “Ndeshja që më lëndoi më shumë? Një herë bëra një bisedë me Boban dhe Massara dhe mendoj se jam humbësi më i madh në historinë e futbollit. Kam fituar shumë, duke përfshirë 5 Champions, por kam humbur 3 finale të Champions, 1 finale të Superkupës Evropiane, 3 finale të Kupës Ndërkontinentale, 1 finale të Kupës së Botës, 1 finale të Evropianit, 1 gjysmëfinale të Kupës së Botës dhe më pas mund të vazhdoj. Natyrisht, jam me fat, se kam fituar shumë, por i pashë këto finale të humbura si diçka, që është pjesë e lojës, kështu që sinqerisht pranova pothuajse gjithçka. Ndoshta momenti më i keq është në Marseille, në atë ndeshje që ndoshta nuk e meritonim ta fitonim”.

Një nga keqardhjet më të mëdha nuk është pjesëmarrja në Kupën e Botës 2006, megjithëse Marcello Lippi kishte provuar në çdo mënyrë që ta bindte atë: “Në vitin 2006 Lipi më kërkoi t’i bashkohesha, por refuzova. Kur i pashë që u shpallën kampionë mendova se jam shumë i pafat. Botërori im i fundit mbetet ai në Kore. Në ndeshjen kundër vendasve nuk donin të na lejonin që të futeshim në stadium sepse nuk kishim lejet e nevojshme. Dikur pati harruar t’i bënte.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë