Ekonomi

Malaj prezanton projektbuxhetin 2025 në konferencën e Kryetarëve: Tejkalon 8 mld euro. Strategjia e të ardhurave gati në dhjetor

Nga Gazeta 'SI' - Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi para konferencës së Kryetarëve buxhetin e vitit 2025.

Malaj njoftoi se brenda dhjetorit do të jetë gati Strategjia Afatmesme e të Ardhurave, në përputhje me kuadrin europian.

Gjatë fjalës së tij, ministri tha se buxheti i planifikuar për vitin 2025, kalon shifrën e 8 mld eurove shpenzime publike dhe shpenzimet totale për pagat për administratën publike në nivel qendror për 86 mijë punonjës planifikohen 127.6 miliardë lekë.

 “Shpenzimet e personelit për  vitin 2025 reflektojnë koston aktuale të administratës publike si dhe koston e plotë të politikës së rritjes së pagave të nisur në muajin prill të vitit 2023 dhe të finalizuara në korrik të vitit 2024. Shpenzimet totale për pagat për administratën publike në nivel qendror për 86 mijë punonjës planifikohen 127.6 miliardë lekë ose 4.9 % lekë të prodhimit të brendshëm bruto. Shpenzimet e fondeve speciale që përfshijnë shpenzimet totale për fondet e sigurimeve shoqërore, shëndetësore janë planifikuar në vlerën 2.6% lekë në nivel bruto”, tha ndër tjera ministri.

Malaj u shpreh se në 2025-n, borxhi publik është parashikohet në rënie, po ashtu edhe deficiti buxhetor.

“Për vitin 2025 buxheti do të synojë të  kufizimin e deficit buxhetor në 2.6 % të PBB dhe vijojmë me uljen e borxhit, poshtë nivelin 56 për qind të PBB. Për sa i përket perspektivës ekonomike, në skenarin tonë bazë, parashikojmë një rritje ekomomike në 3.9%, e cila do të gjenerohet nga konsumi privat dhe investimet tona totale në ekonomi”, tha Malaj.

Ministri i Financave theksoi se objektivat e projektbuxhetit 2025, janë ruajtur parametrat makroekonomik fiskal që garantojnë një rritje të qëndrueshme afatmesme dhe si e tillë, sugjeroi që gjatë diskutimeve në komisione, çdo propozim për rritje të mbështetjes buxhetore të mbajë parasysh parametrat makroekonomikë fiskalë mbi të cilat është bazuar ky buxhet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë