Partizani fitoi me rezultatin minimal derbin ndaj Dinamos falë një goli të shënuar Esat Mala në pjesën e dytë të ndeshjes.
Mala shënoi në minutën e 71 edhe falë një çoroditje në mbrojtjen dinamovite.
Në të 86, Partizani shënoi edhe golin e dytë, por që u anulua pas ndërhyrjes së VAR për pozicion jashtë loje. Vlen për t’u përmendur se kjo ndeshje ishte nën nivelin e pritshëm nga tifozët e publiku, me raste të vakta për shënim dhe me dy ekipe që më fort luajtën për të mos pësuar, se sa për të shënuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




