Gazeta Si – Ka yje që mungojnë në një Botëror, sepse kombëtarja e tyre nuk kualifikohet, por ka edhe yje që mungojnë për shkak dëmtimi. Kjo është frika më e madhe e çdo lojtari në prag të një eventi madhor, siç është Kupa e Botës.
E ka thënë hapur Lionel Mesi, kapiteni i Argjentinës, që është futur në panik pas dëmtimeve të Dibalës dhe Di Marias. Jo vetëm Argjentina është prekur nga dëmtimet. Gjermania rrezikon të humbasë sulmuesin anësor, Leroi Sane.

Bajerni dhe Gjermania janë në ankth për gjendjen e këtij lojtari. Sane la fushën në ndeshjen me Frajburgun për shkak të një problemi muskulor në kofshën e majtë. Sipas shtypit gjerman, rreziku është i madh për humbjen e mundshme të Botërorit dhe kjo do të ishte një goditje e madhe për ‘pancerat”.
Nga dëmtimet është goditur edhe Brazili, që ka humbur sulmuesin Riçarlison, kurse Anglisë me shumë mundësi do t’i mungojë lojtari i Çelsit, Xhejms, një nga anësorët më në formë të momentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




