Futboll

Maksi Lopez dhe një biznesmen blejnë Birmingam Sitin në Angli

Gazeta Si – Një lajm interesant vjen nga Anglia. Ish-sulmuesi argjentinas, Maksi Lopez, ka blerë klubin e Birmingam Sitit. Klubi në fjalë i ka kaluar në pronësi ish-lojtarit dhe Pol Riçardson, një biznesmen që zotëron markën ‘Hera Clothing’ dhe ka qenë drejtor i ‘Gymshark.

Pronarët e tinj kanë parakaluar ‘in extremis’ Laurence Basini, pronarin e Uatfordit, të cilit i ishte lënë një limit kohor për të mbyllur operacionin.

Maksi Lopez, ish-lojtar i Barcelonës dhe disa klubeve të tjera. Gazeta Si, 19 korrik 2022

Tani Maksi Lopez dhe Riçardson kanë marrë në pronësi Birmingamin. Ata ishin të pranishëm në selinë e klubit, që është brenda stadiumit, më pas do të shkojnë në qendrën stërvitore, ku stërvitet skuadra.
Shifra e blerjes së klubit të njohur anglez nuk është bërë e ditur, por thuhet se shkon në rreth 44 milionë euro.

“Janë paratë tona, – ka thënë Maksi Lopez. – Një projekt i rëndësishëm, për të cilin punoj prej më shumë se një viti. Besojmë se do të bëjmë gjëra të mëdha për ekipin, qytetin dhe tifozët. Kemi plane të rëndësishme”.

Riçardson, partneri i Lopez në masën 50%, ka bërë me dije se për të mbyllur gjithçka me dokumentacionin duhen edhe 2-3 javë. Kërkohet edhe aprovimi i shitjes nga liga. Megjithatë, dyshja tashmë është pronare e klubit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë