Gazeta Si – Në garën e Belgjikës, lideri i Botërorit duhet të vuajë një penalizim prej 5 vendesh në nisje, për shkak të ndërrimit të kamios në makinën e tij Red Bull RB19.
Më 30 korrik, në Çmimin e Madh të Spa, kampioni në fuqi do të humbasë 5 pozisione në nisje. Ky është penaliteti i FIA-s për rastet kur një pilot bën ndryshime në makinë dhe holandezi ka bërë ndërimin e kamios. Një fundjavë që nis me një malore për kampionin e botës, por pa pasoja në renditje.

Vershtapen kryeson bindshëm me 110 pikë më shumë se shoku i skuadrës, Serxhio Perez. Vendimi për ta bërë këtë ndryshim pikërisht para kësaj gare është marrë në dakordësi të plotë me skuderinë.
Me ndërrimin e kamios dhe përdorimin e elementit të 5-të sezonal, Red Bull-i ka preferuar që ta heqë penalizimin këtë fundjavë, për të mos rrezikuar në garën e Holandës, në program më 25-27 gusht, pas rikthimit nga pauza.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



