Ka ndodhur

Makineritë e ndërtimit zbulojnë një varr masiv në Përmet

Në një sipërfaqe prej disa dhjetëra metra katororë, është zbuluar një gropë, ku dyshohet se bëhet fjalë për një varr masiv në Përmet.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se mund të jenë viktima të kohës së komunizmit. Trupat janë gjetur nga firma ndërtuese, e cila merret me shtrimin e rrugës në lagjen e re të Përmetit.

Drejtues të firmës, kanë informuar autoritetet policore dhe këta të fundit kanë rrethuar zonën me një perimetër sigurie.

Kreu i shoqatës Anti-komuniste të të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika, ka thënë se zona ka shërbyer për ekzekutimin e disidentëve dhe kundërshtarëve të regjimit komunist, ndërsa ka qenë hapësirë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë