Teknologji dhe Inovacion

Makinat elektronike mund të jenë e ardhmja nëse tregtarët e tyre do të dinë t’i shesin

Drejtuesi i Volvo, Samuelson u shpreh se të gjitha makinat e së ardhmes me bateri do të shiten ekzluzivisht online dhe çmimi do të jetë i pandryshueshëm. Çdo punim i nevojshëm do të dërgohet nga kompanitë që do t’i tregtojnë.
“Tregu po orientohet nga fizikja në online dhe do të konkretizohet brenda 10 viteve të ardhshme,” – tha ai.
Një ndër kompanitë që ofrojnë shërbimet motorrike të mjeteve në Los Anxhelos tregoi se po mendon të përshtasë një ambient për makinat elektrike.
“Janë klientë të ndryshëm. Ndoshta një klient që ka një makinë elektronike nuk do të ulet në të njëjtin vend me një tjetër që ka një makinë me lëndë djegëse,” – tha drejtori i kësaj kompanie.
Këto drejtues e shohin si diçka të lehtë dhe përfituese servisin e mjeteve elektrike pasi nuk kërkojnë shërbime të njëjta si mjetet tjera, si ndërrimi i vajit.
” Sigurisht që do të ketë një ndikim, por na duhen 3 ose 4 vite për të parë efektin. Ngelemi me një pikëpyetje të madhe,” – tha drejtuesi i Chevrolet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë