Shkencë

Makinat ekologjike duhet të krijohen nga bimët

Makinat janë përgjegjëse për pjesën më të madhe të ndotjes që kontribuon në ngrohjen globale, gjithashtu edhe prodhimi i tyre. A mund të prodhojmë plastika nga bimët, dizajnë modulare dhe inovacione të tjera që industria e makinave të zvogëlojë gjurmët e saj të karbonit?
Gjithkush e di se makinat me karburante janë të këqija për mjedisin, por dëgjojmë shumë pak që mund të bëhet për të zvogëluar emetimet e CO2 të automjeteve përpara se të dalin në rrugë. Gjurmët e karbonit për të bërë një makinë të re ndryshojnë në varësi të modelit, por zakonisht janë të mëdha. Disa kanë llogaritur se sa më shumë karbon të emetohet për të prodhuar një makinë, aq çlirohet duke ngarë atë. Kjo është arsyeja përse Selena, një grup kërkimor në Poloni, po kthen bimët që nuk përdoren në zinxhirin ushqimor të njerëzve, si një burim potencial i plastikës ekologjike. Është quajtur projekti Biomotive dhe ka filluar me një fond nga BE, prej 15 milionë eurosh.
“Dritaret e makinave dhe komponentët e tjerë të brendshëm së shpejti mund të bëhen nga bioplastika. Ne e ulim gjurmën e karbonit duke përdorur burime të bazuara në bimë dhe duke u përpjekur për të zhvilluar komponentë të lehta për makinat”, thotë Wojciech Komala, drejtor i grupit.

Kimikatet e bimëve përdoren për sintetizimin e polimerive në laborator, një proces natyral i shfrytëzuar për përdorim industrial. Megjithëse aktualisht ky opsion cilësohet si i shtrenjtë sepse teorikisht përdorimi i naftës është më i dëmshëm se përdorimi i bioplastikës dhe karbonit të bimëve. Projekti Biomotive do të përpiqet të zbulojë nëse procesi bioplastik i Selenës, mund të bëhet komercialist i zbatueshëm për industrinë e makinave. Z. Komala thotë se ekipi i tij shpreson të ndërtojë një fabrikë të vogël prodhimi vitin e ardhshëm. Industria e motorëve ka bërë shumë për të reduktuar ndotjen nga karburantet. Gjatë 10 viteve të fundit emetimet e karbonit që lidhen me prodhimin e makinave në Europë kanë rënë me gati 24 përqind, megjithëse numri i makinave të prodhuara është rritur me më shumë se 40 përqind.

Por, ka ende shumë punë për të bërë. Një mundësi është që makinat të mos ndërtohen as me materialet e lehta që lëshojnë vëllime të ulëta të gazeve serë kur rriten. Sipas ekspertëve, është më mirë të përdoret alumini në vend të gizës. Të gjitha janë mirë, por rezulton se alumini për të cilën duhet energji intensive që të prodhohet. Sipas pedagogut të mjedisit Mark Jolly në universitetin e Cranfield, prodhimi i një blloku cilindrik alumini konsumon 1.8 deri 3.7 herë më shumë energji sesa prodhimi i hekurit.
“Pjesa më e madhe e makinave vetëm po ndihmojë në rritjen e gazeve,” shton Jolly.

Po makinat elektrike?
Në parim, ato janë shumë të mira për mjedisin, por nëse fabrika që prodhon bateri litiumi mund të përdoret tërësisht nga energjia e karburantit fosil, atëherë emetimi i karbonit të prodhimit të një automjeti të tillë mund të jetë pothuajse 75 përqind më i lartë se sa një makinë konvencionale. Kompanitë e makinave me siguri duan të shohin se po merren masa për çështjet e mjedisit.
Kompania Ford njoftoi kohët e fundit se do të fillonte të përdorte pjesën mbuluese të makinave të bëra nga shishe plastike të ricikluara në një linjë të rë të automjeteve sportive. Kompania riciklon 1.2 miliardë shishë plastike çdo vit. Gjithashtu edhe shumë prodhues të tjerë si BMW, kanë ricikluar plastikën për disa pajisje të brendshme të makinave kohët e fundit.
Steve Evans nga Instituti i Prodhimit të universitetit të Kembrixhit, thotë se gjëja e parë që firmat e makinave duhet të bëjnë është pikërisht ulja e emetimeve të gazeve.
“Toyota në Evropë, arriti të reduktojë atë energji për makinën me rreth 8% në vit për 14 vjet. Për mua, kjo është një pikë referimi tepër e mirë,” thotë ai./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë