Gazeta Si – Dy persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik në aksin Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit”.
Policia thotë se nga aksidenti një tjetër person ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes së një makine tip “Fiat” dhe një zetori.
Dyshohet se “Fiati” ka qenë me shpejtësi të lartë dhe i ka rënë nga pas zetorit. Pas goditjes, shoferi i zetorit, A.T., ka humbur kontrollin dhe mjeti i tij ka dalë nga rruga.
Për pasojë ai ka marrë disa lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Por fatkeqësisht drejtuesi i mjetit “Fiat”, P.M., 56 vjeç dhe pasagjeri M.Gj., 54 vjeç nuk kanë mundur të mbijetojnë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




