Ka ndodhur

Makina përplaset me një plep, ndërron jetë pasagjeri 23-vjeçar në Durrës

Një aksident tragjik është shënuar rreth orës 05:00 të mëngjesit të së mërkurës në Durrës. Një 23-vjeçar, i cili udhëtonte si pasagjer, ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes së makinës me një plep.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Plepa-Romanat, ku mjeti tip “Benz” që drejtohej nga një 23-vjeçar tjetër ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pemën. Mësohet se drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Tashmë grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë