Ka ndodhur

Makina përplaset me motorin në Divjakë, humb jetën 29-vjeçari

Një 29-vjeçar me iniciale K.Xh., ka humbur jetën në një aksident të rëndë në fshatin Këmishtaj në Divjakë. Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00 paraditen e kësaj të hëne, ku një 29-vjeçar tjetër, me iniciale A.D., banues në Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me motomjetin tip “Yamaha” që drejtonte viktima.

Nuk dihet nëse shoferi që drejtonte “Audin” ka pësuar dëmtime fizike. Ndërkohë lidhur me ngjarjen është ngritur një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë