Ka ndodhur

Makina përplaset me motorin, humb jetën 15-vjeçari në Belsh

Gazeta Si – Një 15-vjeçar, me iniciale O.M., ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Belsh-Kuçovë.

Mësohet se i mituri po drejtonte një motor, kur u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 34-vjeçar.

Plagët ishin shumë të rënda për adoleshentin, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Së bashku me të, në motomjet udhëtonte një bashkëmoshatar i tij. Policia njoftoi se 15-vjeçari tjetër, me iniciale K.P., është dërguar në spitalin Kirurgjik të Elbasanit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë