Ka ndodhur

Makina përplaset me karburantin, dy të plagosur në Lezhë

Dy persona janë lënduar në një aksident rrugor që ka ndodhur mëngjesin e të mërkurës në afërsi të ishull-Shëngjinit në Lezhë.

Mësohet se një mjet tip “Ëolsvagen” ka humbur kontrollin dhe pasi ka përplasur edhe një tjetër mjet ka dalë nga rruga duke u paplasur me barrierat anësore të një pike karburanti.

Nga informacionet paraprake mësohet se janë plagosur 2 të rinj, njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë. Ndërkohë të lënduarit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë