Ka ndodhur

Makina përplaset me eskavatorin e Bashkisë Lezhë, 2 të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të rëndë në superstradën Lezhë-Milot.

Ngjarja ka ndodhur pranë Ishullit të Lezhës.

Mësohet se një mjet tip “Golf 5” ka goditur nga pas një ekskavator të bashkisë Lezhë.

Ndërkohë që njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.

Edhe dje një tjetër aksident është shënuar në aksin Lezhë-Milot pranë kryqëzimit të ishull Lezhë, ku ka humbur jetën një këmbësor.

Një fugon mallrash përplasi për vdekje një këmbësor, ku në rrugë dallohej qartë mungesa e ndriçimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë