Gazeta Si – Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Palasë-Dhërmi, ku një makinë është përplasur me barrierat anësore duke bërë që një 9-vjeçar të humbte jetën.
I plagosur mbeti edhe një 20-vjeçar, ndërsa policia ka arrestuar shoferin e makinës Martin Konici, 26 vjeç banues në Librazhd, i cili rezultoi të ishte në gjendje të dehur.
Sipas të dhënave paraprake nga Policia, dyshohet se drejtuesi i automjetit, shtetasi M. K., 26 vjeç, ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit, çka mund të ketë çuar në humbjen e kontrollit mbi drejtimin e mjetit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që shkaktuan tragjedinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




