Ka ndodhur

Makina përplas për vdekje një 33-vjeçar në aksin Elbasan-Cërrik

Gazeta Si – Një 33-vjeçar, me iniciale N.B., humbi jetën mbrëmjen e të dielës në Elbasan, pasi u përplas nga një automjet.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, ku viktima po lëvizte në këmbë kur u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 41-vjeçar, O.H.

Si pasojë e plagëve të marra, 33-vjeçari humbi jetën rrugës për në spital. Policia shoqëroi në komisariat shoferin e automjetit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë