Ka ndodhur

Makina përplas për vdekje mirëmbajtësin e rrugës në aksin Berat-Fier

Gazeta Si – Një punonjës për mirëmbajtjen e rrugës është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e të martës nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, aksion nacional Berat-Fier, në fshatin Velmish, Roskovec.

Policia thotë se shtetasi T. H., 58 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot” ka aksidentuar për vdekje shtetasin M. L., 45 vjeç, banues në Tiranë (punonjës i një firme që merret me sinjalistikën rrugore).

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, por më pas u kap dhe u shoqërua në polici.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë