Gazeta Si – Një këmbësor 68-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, rreth mesnatës.
Sipas asaj që bën të ditur policia, automjeti me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur 68-vjeçarin me iniciale M. P. (këmbësor), banues në fshatin Troshan, Lezhë, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




