Ka ndodhur

Video/ Makina përplas për vdekje këmbësoren në Fushë Krujë

Gazeta Si – Një aksident me vdekje ka ndodhur në fshatin Larushk të Fushë Krujës, ku automjeti ka aksidentuar për vdekje një këmbësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, teksa makina e drejtuar nga 55-vjeçari me iniciale M.Xh., përplasi për vdekje 55-vjeçaren L.R., e cila ka humbur jetën menjëherë.

Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime  të mëtejshme procedurale. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë