Ka ndodhur

Makina përplas për vdekje këmbësoren e moshuar në Fushë Krujë

Gazeta Si – Një grua 70 vjeçe ka humbur jetën në një aksident, teksa është goditur nga një automjet kur po kalonte në anën tjetër të rrugës.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, pranë tregut të fruta-perimeve në dalje të qytetit.

Pas goditjes, automjeti është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar më tepër detaje rreth aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë