Ka ndodhur

Makina përplas për vdekje kalimtarin në Durrës, drejtuesi largohet nga vendngjarja

Gazeta Si – Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet në aksin rrugor “Plepa-Kavajë” mëngjesin e kësaj të mërkure. Policia tha se aksidenti ka ndodhur pas mesnate rreth orës 00:50 dhe viktima është identifikuar si L.D., 63 vjeç.

Sa i përket automjetit, është ende i paidentifikuar pasi drejtuesi është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë