Gazeta Si – Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Libonik, Maliq.
“Rreth orës 14:55, shtetasi Albert Pura 30 vjeç duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka përplasur biçiklistin Nazif Sulollari 65 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq, i cili u dërgua në spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




