Ka ndodhur

Makina përplas për vdekje 62-vjeçarin në Tiranë, arrestohet drejtuesi

Një 37-vjeçar me iniciale E.G., është arrestuar nga policia, pasi duke drejtuar automjetin e tij në kryqëzimin me rrugën “Jordan Misja”, ka aksidentuar biçiklistin, G. R., 62 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

I moshuari mori plagë të rënda si pasojë e përplasjes dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Në lidhje me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë