Gazeta Si – Një i mitur është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Hamil-Dërmënas në Fier.
Mësohet se viktima është një 15-vjeçar, i cili po udhëtonte me biçikletë kur është përplasur nga makina.
Aksidenti ndodhi rreth orës 22:00 mbrëmjen e së enjtes, ndërsa disa orë më vonë, në orën 02:00 të mëngjesit të së premtes, i mituri ndërroi jetë në Spitalin e Fierit.
Drejtuesi i automjetit, E.B. 29 vjeç fillimisht u largua nga vendngjarja pas aksidentit, por u arrestua disa orë më vonë. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




