Ka ndodhur

Makina përplas motorin e çiftit austriak në aksin Himarë-Borsh, humb jetën gruaja

Gazeta Si – Në turiste e huaj humbi jetën dhe dy persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor rreth orës 12:00 të mesditës së kësaj të hëne në aksin rrugor Himarë-Borsh, ku u përfshinë një motomjet dhe një automjet.

Sipas policisë, motomjeti që drejtohej nga një austriak, F. P., 63 vjeç, u përplas me një automjet të drejtuar nga shtetasi D. K., 61 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa pasagjerja në motomjet, e cila ndodhej me austriakun ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin e ndodhur, në aksin rrugor “Himarë-Borsh”, ju informojmë se, sipas konfirmimit nga personeli mjekësor, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë pasagjerja në motomjetin që drejtohej nga shtetasi austriak F. P.Grupi hetimor, po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë