Gazeta Si – Një makinë dhe një motor u përfshinë në një aksident mëngjesin e kësaj të mërkure në Kamëz, ku për pasojë një 36-vjeçar humbi jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:50, në Valias dhe sipas policisë në aksident u përfshi një makinë që drejtohej nga Sh. S., dhe një motor që drejtohej nga 36-vjeçari Y. L.
Nga përplasja, drejtuesi i motorit gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes. Autoritetet thonë se kanë nisur punën për të sqaruar rrethanat e plota të këtij aksidenti.
“Më datë 25.09.2024, rreth orës 07:50, në Valias, mjeti me drejtues shtetasin Sh. S., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Y. L., 36 vjeç. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.