Një person ende i paidentifikuar ka humbur jetën këtë të martë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Maminas, Durrës.
Policia thotë se një makinë tip “Benz” me drejtues shtetasin R.D., ka përplasur një motoçikletë me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, i cili për fat të keq ka humbur jetën.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




