Ka ndodhur

Makina përplas këmbësorin në Kukës, dërgohet në Spitalin e Traumës

Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Kukës, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Shtetasi i lënduar është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në policinë e Kukësit për veprime të mëtejshme.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, në qytetin e Kukësit, ku automjeti tip “Daimler Chrysler” me drejtues shtetasin M.S., 39 vjeç, banues në Krumë, ka përplasur këmbësorin me iniciale D.Xh.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të metejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë