Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një këmbësor është përplasur nga një kamionçinë në tentativë për të kaluar trafikndarësen e autostradës.
I plagosuri ka mbetur i shtrirë pranë trafikndarëses, derisa atje ka shkuar ambulanca për ta marrë. Në vendin e ngjarjes ishte edhe policia.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se i dëmtuari, një burrë në moshë, është plagosur rëndë.
Deri më tani nuk dihen detaje të tjera rreth kësaj ngjarje. Pritet që së shpejti, policia të dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




