Bota

Makina përplas këmbësorët pranë një qendre emigrantësh, 8 të vdekur në Teksas

Gazeta Si – Në Teksas, tetë persona vdiqën dhe të paktën gjashtë u plagosën në Brownsville, pasi u goditën nga një mjet, teksa prisnin në një stacion autobusi pranë një qendre emigrantësh.

Kështu ka bërë të ditur policia, e cila ka folur për një “veprim të qëllimshëm”. Shoferi është arrestuar për “drejtim të pakujdesshëm”: nuk përjashtohet që ai të ketë qenë nën ndikimin e drogës apo alkoolit. Viktimat janë kryesisht emigrantë nga Venezuela. Sulmuesi u transportua në spital, nën vëzhgimin e policisë. Brownsville ndodhet afër kufirit meksikan.

Drejtori i qendrës për emigrantët, Victor Maldonado, tha se kishte ekzaminuar videon e vëzhgimit të qendrës, pasi mori një telefonatë në lidhje me incidentin.

“Ajo që shihni në video është se kjo fuoristradë kaloi nëpër semafor, e cila ishte rreth njëqind metra larg dhe përshkoi njerëzit që ishin ulur në stacionin e autobusit”.

Stacioni i autobusit urban është përballë strehës dhe nuk ka sinjalistikë. Nuk kishte stola dhe njerëzit që prisnin u ulën përgjatë trotuarit.

Qendra Ozanam është e vetmja strehë gjatë natës në qytetin e Brownsville. “Në dy muajt e fundit ne kemi marrë 250 deri në 380 njerëz në ditë”, tha Maldonado.

Streha mund të presë 250 njerëz, por shumë prej atyre që mbërrijnë largohen në të njëjtën ditë. Javët e fundit, shtimi i kalimeve kufitare kanë shtyrë qytetin të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme pasi burimet lokale, shtetërore dhe federale koordinojnë zbatimin e ligjit dhe reagimet humanitare.

Qendra u ofron emigrantëve një shërbim transporti gjatë javës, por ata janë gjithashtu të lirë të përdorin transportin publik të qytetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë