Ka ndodhur

Makina përplas biçikletën në aksin Peqin-Elbasan, një i lënduar

Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Peqin-Elbasan në vendin e quajtur “Ura e zezë”.

Policia thotë se makina që drejtohej nga 27-vjeçari me iniciale G.Ç., ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte 56-vjeçari me iniciale P.Ç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 56-vjeçari, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë