Ka ndodhur

Makina përplas 10-vjeçarin në rrugën e Kombit, dërgohet në spital

Gazeta Si – Një aksident ndodhi mëngjesin e kësaj të marte pranë fshatit Fang, në segmentin rrugor Milot-Rrëshen, ku një automjet ka përplasur një fëmijë 10 vjeçar, i cili po kalonte rrugën.

Fëmija është dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë