Ka ndodhur

Makina merr flakë në lëvizje në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë

Gazeta Si – Një automjet në lëvizje është përfshirë nga flakët e zjarrit në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë rreth orës 15:30 këtë të enjte:

Shkak dyshohet se ka qenë një defekt teknik i mjetit. Drejtuesi i makinës doli nga makina dhe nuk ka pësuar lëndime. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë