Ka ndodhur

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Elbasan-Peqin

Një automjet tip “Volkswëagen Polo” është përfshirë nga flakët mëngjesin e të premtes në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00, teksa mjeti ishte në lëvizje.

Makina mori flakë dhe u dogj pjesërisht, por fatmirësisht, drejtuesi Xh.B., 58 vjeç mundi të dilte nga mjeti dhe nuk u lëndua.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka marrë flakë për shkak të një defekti teknik. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë