Ka ndodhur

Makina merr flakë në ecje e sipër në autostradën Fier-Vlorë

Gazeta Si – Një makinë ka marrë flakë në lëvizje e sipër në autostradën Fier-Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 04:00, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin R. F, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftoi policia.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë