Ka ndodhur

Makina me turistë hungarezë ngec në mes të lumit në Maliq

Katër turistë hungarezë mbetën të bllokuar në mes të lumit të fshatit Ploviht në Maliq këtë të premte. Në ndihmë të tyre shkuan shërbimet zjarrfikëse, që bënë të mundur nxjerrjen nga lumi pa lëndime.

Sipas informacioneve paraprake, ata kërkonin të kalonin lumin me makinë, por për shkak të thellësisë kanë mbetur brenda.

Sips informacioneve paraprake, kanë qenë 4 mjete me gjithsej 10 turistë. Të parët që janë futur në lumin Devoll ka qenë makina e 4 turistëve, të cilët i ka marrë rryma për 10-15 metra në thellësi të lumit.

Banorët e zonës kanë lajmëruar policinë dhe bashkë me zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe me kavo kanë bërë të mundur sigurimin e makinës që të mos e merrte rryma e lumit. Më pas zjarrfikësit kanë mundur të nxjerrin të pa lënduar të 4 turistët hungarezë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë