Ka ndodhur

Makina me shpejtësi, shoferi humb kontrollin dhe përplaset në murin e servisit në Korçë (Foto)

Gazeta Si – Një person ka mbetur i lënduar mëngjesin e kësaj të premteje si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së Pocestës aty ku ndodhet dhe stacioni i mjeteve të shërbimit publik.

Një automjet tip “BMW” nga shpejtësia tej normave të lejuara ka kryer një manovër të gabuar dhe ka humbur kontrollin, çka ka sjellë  përplasjen e mjetit fillimisht me barrierat mbrojtëse të rrugës më pas duke përplasur një pjesë betoni muri rrethues të një servisi.

Nga goditja ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit ndërkohë ka sjellë panik në servisin ku ka perfunduar mjeti tip “BMW”

Ky segment rrugor edhe për shkak të degëzimeve mbetet burim aksidentesh


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë