Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Policia thotë se një makinë tip “Honday” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Në automjet udhëtonin katër anëtarë të një familjeje, mes tyre dhe dy fëmijë, që ktheheshin nga Greqia. Aksidenti ndodhi rreth orës 07:15 në fshatin Buzëmadh.
Nga dyshimet e para mendohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e shoferit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




