Ka ndodhur

Makina e policisë përplaset me një mjet tjetër në aksin Gjirokastër-Kakavijë, dy të lënduar rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Kakavijë ku një automjet i policisë është përplasur me një tjetër mjet. Për pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë.

Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës në afërsi të lagjes Kordhocë, fshati Lazarat, Bashkia Gjirokastër.

Në automjetin e policisë ndodheshin dy efektive ndërsa përplasja ka qenë frontale duke shkaktuar dëmtim serioz të dy personave të përfshirë në aksident.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërkohë që të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën, por kanë marrë dëmtime serioze në gjymtyrë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë