Ka ndodhur

Makina e policisë përplaset me ‘BMW’ në Tiranë, plagosen 2 policët dhe pasagjerët

Gazeta Si – Një makinë e patrullës së policisë dhe një automjet tjetër tip BMW, janë përplasur në orën 05:15 të mëngjesit të kësaj të enjteje te ura e “Vasil Shantos” në Tiranë.

Sipas policisë, nga aksidenti mbetën të plagosur 4 persona; shoferët e dy mjeteve dhe pasagjerët.

Në spital për ndihmë mjekësore u paraqitën inspektor B.M., 31 vjeç drejtuesi i makinës së policisë, kolegu i tij që ishte pasagjer, inspektor J.B., 22 vjeç, si dhe shoferi i BMW-së, N.B., 36 vjeç dhe pasagjeri në këtë mjet. G.N., 38 vjeç. Të katërt u dërguan te Spitali i Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të dy drejtuesve të mjeteve, iu është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar që asnjë prej tyre nuk kishte konsumuar pije alkoolike.

Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë